UBT

Administrata e Gjilanit, ofroi mbi 92 mijë shërbime gjatë vitit 2025

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria e Administratës e Komunës së Gjilanit, e ka mbyllur vitin 2025 me shumë punë të mira. Ushtruesja e detyrës së drejtorit, Arbenita Sopi Haziri, tha se në Kuvendin Komunal, miratuan vendimin për largimin e gjobës për regjistrimin e mëvonshëm të lindjeve, për të mundësuar regjistrimin pa gjobë të fëmijëve tanë të lindur jashtë vendit.

Po ashtu kanë rikthyer në funksion e-kioskun e dytë, për shërbime sa më afër qytetarit.

“Transformuam hapësirat në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, vendosëm ashensorin në objektin e Administratës dhe vendosëm sportelin për persona me nevoja të veçanta”, tha Sopi Haziri.

HW

Ajo theksoi se në sektorin e Gjendjes Civile, janë ofruar mbi 92 mijë shërbime. Në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, janë pranuar mbi 100 mijë kërkesa.

Derisa tregoi se kanë organizuar dëgjimet publike për: Buxhetimin me Pjesëmarrje, Kornizën Afatmesme Buxhetore dhe Buxhetin 2026.

“Në korrik dhe gusht kemi punuar edhe të shtunave, me orar të zgjatur për mërgatën tonë. Falënderoj stafin e zyrtarëve për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe angazhimin e pandalshëm gjatë gjithë vitit, në shërbim të qytetarëve”, tha drejtoresha Arbenita Sopi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.