UBT

Administrata e Gjilanit i sugjeron qytetarët që të përdorin aplikimin online për dokumente të gjendjes civile

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria e Administratës së Përgjithshme e Komunës së Gjilanit, ka njoftuar qytetarët se për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, mund të aplikojnë online për t’u pajisur me dokumente të gjendjes civile.

Drejtori Bardhyl Syla ka thënë se përmes kësaj forme, qytetarët mund të aplikojnë për disa lloje të dokumenteve të gjendjes civile: Ekstrakt i lindjes, Certifikatë e lindjes, Certifikatë e martesës, Certifikatë e vdekjes, Certifikatë e vendbanimit, Certifikatë e shtetësisë dhe Vërtetim nga arkivi.

Për aplikim online, qytetarët duhet të futen në ueb faqen e Komunës kk.rks-gov.net/Gjilan ku do të gjejnë edhe udhëzuesin për hapat që duhet ndjekur.

Uji Dea

Syla thotë se Drejtoria për Administratë të Përgjithshme do të dërgojë dokumentin e kërkuar të gjendjes civile tek adresa e aplikuesit, përmes shërbimit postar.

Ndërkaq, për shërbimet tjera administrative, Drejtoria e Administratës së Përgjithshme është duke funksionuar me kapacitete të reduktuara të burimeve njerëzore, në përputhje me masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ato Komunale dhe ato do t`i ofrojë në sportele./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.