UBT

Aderimet s’pritet të sjellin ndryshimin e madh

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

​Aderimet e pjesëtarëve të shoqërisë civile në partitë politike analistët politikë i shohin si përpjekje të pasuksesshme për reformimin e partive, që nuk do të mund të sjellin ndryshimin e madh.

Aderuesit e rinj, sipas tyre, nuk do të mund të ndikojnë drejtpërdrejt në formulimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave publike, sepse, siç thonë ata, subjektet politike nuk do t’u lejojnë hapësirë për të manifestuar njohuritë e tyre, shkruan Koha Ditore.

RCCOLA

Sipas analistëve, nëse pjesëtarët e shoqërisë civile kanë kritikuar partinë në qeverisje për keqqeverisje, atëherë çdo ndryshim i këtyre mendimeve nuk është gjë tjetër pos tentim për legjitimim të hapët të keqqeverisjes në vend.

Por, ata nuk përjashtojnë mundësinë se aderuesit mund t’u sjellin kualitete të reja partive.