Ademi: Vaksinimi duhet të kryhet sa më shpejt
Viti – Drejtori Veton Ademi njoftohet për së afërmi me procesin e vaksinimit kundër sëmundjes gungore të gjedhit.Ademi tha se është shumë e rëndësishme që vaksinimi të kryhet sa më shpejt në mënyrë që të kemi sa më pak krerë të prekur nga kjo sëmundje e cila cilësohet si mjaft e rrezikshme për kafshët.
Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural së bashku me Inspektorin veterinar, Arben Rexhepi kanë vizituar në fshatin Vërban disa ferma blegtorale për të parë nga afër vaksinimin e lopëve kundër sëmundjes gungore të Gjedhit.
Gjatë këtyre vizitave, ata u njoftuan nga mjekët veterinar rreth procesit të vaksinimit ku sipas tyre ky proces po shkon mirë dhe sipas planit te paraparë nga Agjensioni Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës.
Mjekët veterinar e njoftuan Drejtorin Ademi, se brenda afatit kohor do të bëhet vaksinimi i të gjitha lopëve e të gjitha moshave në Komunën e Vitisë.
Ademi tha se është shumë e rëndësishme që vaksinimi të kryhet sa më shpejt në mënyrë që të kemi sa më pak krerë të prekur nga kjo sëmundje e cila cilësohet si mjaft e rrezikshme për kafshët. “Me të vërtetë po ndihem mirë që ka filluar procesi i vaksinimit të gjedhit kundër kësaj sëmundje e cila përveç se rrezikon gjedhët shkakton edhe dëme të konsiderueshme në sektorin blegtoral. Uroj që procesi i vaksinimit të kafshëve të përfundoj në afatin e paraparë me qëllim që të mos shkaktohen dëme fermerëve tanë të vyer në sektorin blegtoral“ u shpreh Ademi./rajonipress/


