Ademi pritet të kalojë tek Aaleni

Sulmuesi Orhan Ademi pritet të lëvizë brenda Bundesligës 2 të Gjermanisë. Ademi 23-vjeçar është pjesë e Eintracht Braunschweigut, ndërsa mediumet gjermane kanë raportuar të premten se ai pritet të huazohet tek Aaleni, që po ashtu garon në kategorinë e dytë gjermane.
Ademi është nga Maqedonia, por ka shtetësi të Zvicrës.
“Ademi është lojtar shumë i mirë dhe interesant”, ka thënë trajneri i Aalenit, Stefan Ruthenbeck.
Ademi në vjeshtë ka luajtur vetëm në pesë ndeshje pa ia dalë të gjejë golin në Bundesliga 2. Ai ka luajtur edhe në Bundesligë, ku edicionin e kaluar për Braunschweigun realizoi një gol në 25 ndeshje.
Aaleni mban pozitën e 16-të, ndërsa Braunschweigu të katërtën.
© KOHA.net