RCCOLA

Ademi, kundër Serbisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Më 22 mars, Kombëtarja e Kroacisë do të luajë kundër Serbisë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror ‘Brazili 2014’, takim ky që konsiderohet si derbi ballkanik dhe si i tillë ka tërhequr vëmendjen e madhe të tifozëve kroatë e atyre serbë, që njihen për marrëdhënie të egra.

E në këtë ndeshje tepër të rëndësishme për të dyja vendet mund të luajë edhe një futbollist shqiptar. Fjala është për mesfushorin e Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi, i ftuar për të luajtur ndaj serbëve nga selektori i Kroacisë, Igor Stimac.

Në këtë mënyrë, ish futbollisti i njohur kroat e ka bërë tejet të lumtur Ademin, i cili kohë më parë kishte thënë se do të ishte jashtëzakonisht i kënaqur sikur të luante ndaj Serbisë.

Hidromorava

Njëherësh kjo do të jetë ndeshja e dytë e Ademit që luan me fanellën e ekipit kroat, me të cilën debutoi në fillim të muajit shkurt në miqësore ndaj Koresë Jugore.

Ademi po kalon nëpër një formë mjaft të mirë dhe këtë e dëshmoi në fundjavën e kaluar, kur shënoi gol në fitoren prej 3:0 të Dinamos së Zagrebit ndaj Belupos në kampionatin kroat.(express)