KKVITI

Ademi: Duhet të mposhtim Çernomorecin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mesfushori kosovar i Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi, është shprehur optimist para takimit të parë në kuadër të Ligës së Evropës, ku Dinamo pret në ‘shtëpi’ skuadrën ukrainase, Çernomorec Odessa.

“Nëse dëshirojmë të garojmë në Ligën e Evropës edhe në pranverë, atëherë duhet të fitojmë ndaj Çernomorecit. E kam shikuar lojën e tyre ndaj Zvezdës dhe nuk më kanë lënë aq përshtypje, nuk janë diçka të veçantë. Përkundër faktit që e humbëm derbin ndaj Hajdukut të Splitit, jam i bindur që do të kemi tifozë në stadium”, tha Ademi.

FIDANISHTJA

Ndryshe, takimi ndërmjet Dinamos dhe ukrainasve fillon të enjten prej orës, 19:00.