Adem Salihajt e Sahit Belës u kushton humbja

/ 2 minuta lexim

Humbja në garën për kryetar të Komunës, Adem Salihajt e Sahit Belës do t`u kushtojë me humbjen e posteve në udhëheqëse në degët e LDK’s. Isa Mustafa ka vendosur të organizojë zgjedhje të reja në Degën e Kaçanikut, ndërsa në Ferizaj të riorganizojë partinë.

Pas dy humbjeve të thella në Kaçanik dhe Ferizaj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të bëjë ndryshime në dy degët e saj. Në vendin ku ka marrë pesë për qind të votave, ka vendosur të mbajë zgjedhje, ndërsa në Ferizaj, ku kandidati i saj shkoi në balotazh, të riorganizojë Degën.

Uji Dea

Zyrtarë të LDK’së kanë thënë se Adem Salihaj dhe Sahit Bela nuk do t`i udhëheqin këto degë, pas përfundimit të zgjedhjeve brendapartiake. “Bazuar në propozimin e Degës së LDK’së në Kaçanik, Kryesia mori vendim për organizimin e zgjedhjeve të LDK’së në këtë degë. Zgjedhjet do të përfundojnë në muajin shtator të këtij viti.

Kryesia, po ashtu, do të punojë bashkërisht me Degën e LDK’së në Ferizaj për riorganizimin e kësaj dege në nivel të nëndegëve dhe të Kryesisë”, thuhet në njoftimin e LDK’së. Kryetari i partisë së dytë në Kosovë, Isa Mustafa pati paralajmërua se në rast se pëson humbje te këto dy qytete, atëherë do të ketë lëvizje brenda LDK’së.(Express)