Adem Salihaj: Nuk shkoj te ata që tentuan të më vrasin

Deputeti i LDK’së, Adem Salihaj, ka thënë se nuk është i vërtetë lajmi se është shitur te PDK’ja.Ai ka thënë se është absurd të shkosh te ata që kanë tentuar të të vrasin.
“Sot, dikush të pohojë se i jam shitur kësaj strukture kriminale, e cila ka dashur disa herë të më vrasë, është absurdi i të gjitha absurdeve. Këtë dezinformatë mund ta përhapë vetëm PDK përmes klyshëve të saj të pavlerë”, ka shkruar Salihaj, në reagim.
Lexojeni të plotë reagimin
Sapo më informuan disa miq se disa portale në Kosovë paskan shkruar se unë si deputet i Kuvendit të Kosovës qenkam shitur dhe do të votoj për kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit. Vërtetë jam i irituar tej mase nga këto dezinformata aqë të paskrupullta, sa që as mendja e njeriut nuk mund të akceptojë.
Unë nuk jam njeri që shitet,e as blehet.Jam i burgosur politik dhe i dënuar tri herë nga pushteti serb,janë zhvilluar gjithësej pesë procese gjyqësore nga Serbia kundër meje,sepse kam qenë kategorik dhe i paluhatshëm në qëndrimet e mija kundër Serbisë.
Gjatë luftës kam qenë i kërcnuar për vdekje nga të dy anët, edhe nga Serbia, edhe nga këta që sot janë si ”parti” ”politike” PDK.
Serbia më ka toruturuar tej mase për shkak të qëndrimeve kategorike kundër saj.Besoj se nga të gjallët,askush nuk është torturuar më shumë se unë.
Pas luftës,struktura kriminale e PDK-së ka thurrur shumë plane për likuidimin tim,madje një herë edhe ka tentuar të më vrasë,për ç’gjë edhe janë gjykuar dhe dënuar një grup i këtyre sturkturave, disa prej të cilëve janë duke mbajtur dënimin në burg,kurse disa të tjerë janë në arrati.
Sot,dikush të pohojë se i jam shitur kësaj strukture kriminale,e cila ka dashur disa herë të më vrasë,është absurdi i të gjitha absurdeve.Këtë dezinformatë mund ta përhapë vetëm PDK përmes klyshëve të saj të pavlerë.
Qëndrimi im brenda grupit parlamentar të LDK-së ka qenë shumë i qartë dhe decidiv.Unë kam deklaruar se jam kategorikisht kundër çfarëdo koalicioni me PDK-në.Madje,duke dëgjuar aty disa zëra të pakët se duhet ta marrim kryeministrin përmes një koalicioni me PDK-në,unë kam qenë i qartë dhe decidiv se nëse ndodhë diçka e tillë,pra,nëse LDK bën koalicion me PDK-në,unë nuk do të rri fare në LDK.
Unë kam qenë dhe mbetem kundërshtari më i madh i PDK-së si parti e involvuar deri në palcë në krim,kontrabandë,korrupsion e hajni të pafund.
Ky qëndrim imi ka qenë,është dhe do të mbetet i tillë gjithëmonë.