FITORJA

Adem Grabovci i pengon hetimet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së ka penguar të enjten tre policë dhe një prokurorë që të kryenin hetime në Kuvendin e Kosovës.

Ata e vizituan kuvendin për të hetuar mbi rrahjen që ndodhi në mes të dy deputetëve të Vetëvendosjes së Albin Kurit dhe PDK-së së Hashim Thaçit.

Prokurori me tre policët, siç shkruan Koha, madje nuk është lejuar as që të bisedoi me katër deputetë e përfshirë në përleshje: Bekim Haxhiu e Latfi Gashi të PDK-së dhe Rexhep Selimi e Florin Krasniqi të Vetëvendosjes.

FIDANISHTJA

Sipas raporti informues të Policisë së Kosovës për këtë rast, Adem Grabovci ishte ai që u ka thënë të largohen nga Kuvendi i Kosovës prokurorit Agron Bajrami, hetuesit Naser Sopi dhe dy hetuesve të tjerë.

‘Në hyrje të Kuvendit jemi takuar me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, z.Adem Grabovci. Ai na ka thënë: ju lutem lirojeni Kuvendin se nuk kemi nevojë për ju, kur të na duheni do të ju thërrasim”, shkruan në këtë raport policor.

Adem Grabovci mohon se i ka përzënë prokurorin e policët, por konfirmon se ka biseduar me ta rreth incidentit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.