Adem Grabovci: Çështja e presidentit është e mbyllur, ai do të jetë Thaçi
Për më shumë se një orë zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë folur për vështirësit që ka kaluar vendi dhe sfidat që ka pas kjo parti gjatë vitit 2015.
Gjykata Speciale dhe bllokada e bllokut VLAN, pasojat e të cilës Grabovci thotë se akoma po i shohin janë çështjet që ai i ka përmendur sot.
Si sfidë për PDK-në, Grabovci nuk ka lënë pa përmendur edhe Marrëveshjet e Arritura në Bruksel dhe demarkacionin me Malin e Zi.
Ai, thotë se për këto dy çështje edhe grupi parlamentar i PDK-së ka pasur vërejtje por që nuk kanë pasur mundësi t’i diskutojnë. Krejt kjo si pasojë e kundërshtimit që kanë bërë tri partitë opozitare.
Këta të fundit Grabovci i luti që të kthehen në Kuvend dhe të bëjnë dialog.
Ndërsa, Grabovci u shpreh i sigurt se shefi i tij Hashim Thaçi do të jetë president në vitin 2016.


