Adem Demaçi: Nuk ishte e arsyeshme ndarja e Fatmir Limajt nga PDK-ja

Adem Demaçi tha se ndarja e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, nuk ishte ndarje në bazë të parimeve për Kosovën. Ai thotë se harruan Kosovën dhe hynë në interesa personale.
“Nuk ka parime për Kosovën , kanë harru Kosovën dhe hynë në interesa personale. Për hesapin tim ata kur kanë hyrë në luftë kan menduar të vdesin”, thotë veç tjerash Demaçi.
Demaci: Ndarja e Limajt e paarsyeshme
Adem Demaçi: Doja të bashkohej Kosova me nënën Shqipëri, por dy vendet u bënë motra
Adem Demaçi thotë se ka kaluar vjetët në burg, duke kërkuar që Kosova të çlirohej nga Serbia dhe të bashkohej me Shqipërinë.
Në emisionin “Shqip” Demaçi thotë se donte që Kosova t’i bashkohej nënës Shqipëri.
“Doja të çlirohej Kosova nga Serbia dhe të bashkohej me nanën Shqipëri. Mirëpo dy vendet u bënë motra”.
Ai tha se burgu nuk kalohet pa një ideal të fortë, e ai tha se kishte ideal lirinë.
Demaçi tha se u dëshpërua kur e pa se Shqipëria dhe Tirana nuk ishin ato që ai i kishte menduar. Kjo për të, ishte vdekja e dytë, pasi si vdekje të parë e merr arrestimin dhe burgimin.
Demaçi ka thënë se duhet frikësuar se në Kosovë, do të lind një antievropianizëm ose antiamerikanizëm, i cili, siç thotë ai, do të ishte i vështirë për t’u ndalur.
Sa i përket marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Demaçi tha, se populli serb është fqinj i Kosovës derisa çetnikët dhe popat janë armiqtë e shqiptarëve shekullorë. Sa i përket Shqipërisë, Demaçi, tha se beson se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të bëjë ndryshime në Shqipëri.