ARKATANA

Adem Demaçi kundër bllokimit të FAK’ut, thotë se e kërkon Rusia

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Veprimtari Adem Demaçi, shprehet se është pro të drejtave të pakicave, por kundër asaj që të bllokojnë shumicën, duke vlerësuar se nëse ndodhe tani, mund të kërkohet prapë, dhe se sipas Demaçit Rusia po ju kërkon të bllokojnë procesin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Unë jam për të drejtat e pakicave pa diskutim, por nuk jam që pakica ta bllokojë shumicën. Një grusht serb ta bllokojnë një vendim të një kuvendi… Sepse dikush nga Rusia ju ka thënë, shiko, mos lejoni ta bëjnë shqiptarët armatën atje sepse me Armatë ata hyjnë në NATO. NATO-ja kështu, bëhet ashtu, nuk dimë se ç’bëhet, do me thënë miqtë tanë na përzihen në punët tona dhe vijnë këshilla, jo bone kështu edhe një mandat jepja. Ahtisari jau dha dy mandate këtyre, hyri në kushtetutë, u përdor ajo punë, e në qoftë se edhe një herë bëhet një lëshim atëherë do të bëhen për çdo gjë do të detyrohemi ne prapë të presim dhe t’jua zgjasim mandatin edhe një herë që ata të munden me vota të na kalojnë ose të mos na kalojnë”, deklaron Demaçi.

Në akademinë përkujtimore të dëshmorëve të kombit, veprimtari Adem Demaçi, ka fo lur edhe për Gjykatën Speciale duke thënë se vazhdojmë të jemi në një luftë të pabarabartë, dhe se me këtë po kërkohet të “heqim dorë nga vetja”, siç u shpreh ai.

“Po Franca 20 mijë spiunë të Gjermanisë i pushkaton pasi gjeti lirinë, 20 mijë, dhe askush si thotë asgjë hiq. Edhe ne s’paskim pas të drejt?! Disa shpiunë e disa bashkëpunëtorë e disa të poshtër që rrinin në bashkëpunim me shoqin e atij Agim qenit që është atje, nga Gllamniku, nga Llapi, s’paskim pas të drejtë ne të vrisnim atë?! S’paskim pas të drejtë ne të vrisnim ushtarë e polic serb. Që vinin na kallnin na digjnin na shkrumonin na i bënin njëqind të zeza. Ky është qëllimi i atij Tribunali që duan, do me thënë që të na frikësojnë që të mos guxojmë ne as vetes t’i themi jemi ne”, thotë Adem Demaci.

FIDANISHTJA

Veprimtari Demaçi, po ashtu gjatë kësaj akademie ka folur edhe për gazetarin, Milaim Zeka, duke vlerësuar punën e tij. Demaçi tha se mediet kanë të drejtë të hulumtojnë çdo gjë, dhe se jemi të thirrur për ta mbrojtur lirinë.

E ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, në kujtim të sakrificës së heronjve gjatë historisë vlerëson se pseudo patriotizmi dhe pseudointelektualizmi, demagogjia e populizmi, paaftësia e arbitrariteti, mungesa e dialogut dhe e transparencës, korrupsioni e nepotizmi, klientelizmi e militantizmi i verbër veçse e vonojnë paqen, edhe në Kosovë, që të eci përpara.

“Pa luftën nacional çlirimtare kundër pushtimit fashist e nazist, pa luftë e UCK-së kundër kolonializmit sllav, nuk do të kishim as Shqipëri anëtare të NATO-s, as liri e pavarësi të Kosovës, as status populli shtet formues në Maqedoni, apo fuqizim të zërit, civik, publik e politik të shqiptarëve në Mali të Zi, Luginën e Preshevës dhe në zonat tjera”, thotë ish-presidenti Meidani.

Pesë maji shënohet si dita e dëshmorëve të kombit, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, dhe Shoqata e Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.