Eko Higjiena

Adelina Tahiri : Jam në pritje të ‘princit’

/ 1 minutë lexim

Nisi fuqishëm garën e saj të dytë në “Dancing With the Stars”, pas garës që pati në Shqipëri, nga ky format.

Por, Adelina Tahiri përkundër faktit se dha maksimumin që të dalë sa më mirë në vallëzim, javën që shkoi ajo u s’kualifikua, duke ndërprerë përfundimisht rrugëtimin e saj në këtë mes.

RCCOLA

Por, edhe vet këngëtarja nuk ishte mërzitur nga largimi, pasi që siç thotë ajo e ka pritur një gjë të tillë.

Bukuroshja shkupjane edhe pse me vetëbesim për talentin e saj në fushën e vallëzimit, pohon se nuk është e lehtë që një shqiptare të depërtojë në Maqedoni, duke shtuar këtu që qëllimi i saj ka qenë t’u tregoj atyre që një shqiptare ka talent. “Pak a shumë e kam pritur që do të s’kualifikohem. Një shqiptare është vështir të kalojë në kësisoj kompeticione në Maqedoni, por qëllimi im ka qenë që unë t’u tregojë të gjithë atyre që ne shqiptaret kemi talent dhe këtë mendoj se e kam dëshmuar”.(Tribuna).