UBT

Adelina Tahiri: Ezeli me kërkoi numrin e telefonit, unë refuzova

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Këngëtarja Adelina Tahiri tregon takimin e saj me një ndër aktorët më të dashur të femrave, kryesisht atyre që ndjekin serialin e njohur “Ezel”, Kenan Imirzalioglu.

“E kam takuar personalisht Kenanin kur kam qenë në Stamboll. Është një djalë shume i gjatë dhe një njeri shumë modest! Unë isha para pesë muajsh me disa miq në Turqi dhe isha në një qendër tregtare, e cila frekuentohet shume nga vip-at dhe njerëzit me pushtet në Turqi, e quajtur “Istnye Park”.

Ne ishim në restorant dhe aty qëlloi që të drekonte edhe Kenani. Ai po me shikonte mua thjesht si një femër e bukur dhe kaq ndërsa unë po përpiqesha të kujtoja se ku e kisha parë këtë fytyrë. Miqtë e mi më thanë e kupton dot kush është ai që po të shikon ty “ai është aktori i famshëm Kenan Imirzalioglu” ose ndryshe “Ezeli”. Atëherë u kujtova dhe i shkova në tavolinë ta përshëndetja.

Eco Higjiena

Ai ishte me të vërtetë një njeri shume i thjeshtë në bisedë, por nuk mu duk i bukur, atë të bukur e bën roli që luan në telenovelë”, shprehet Adelina, transmeton ballkanweb.

Aktori turk duket se është “magjepsur” nga bukuroshja shqiptare dhe madje i ka kërkuar të shkëmbejnë edhe numrat e telefonit, por Adelina ka bërë atë që pak femra do ta kishin bërë, ka refuzuar.

“Më pyeti nëse isha ruse dhe i thashë se jam nga Shkupi. Kenani më kërkoi numrin e telefonit dhe ndonjë adresë kontakti, por unë refuzova t’ia jepja, pastaj ai me tha se do të vinte në Shkup dhe kërkoi të më takonte atje. Dhe nuk e kishte thënë kot, sepse kishte qenë vërtet në Shkup gjatë kohës kur unë konkurroja në “Dancing with the Star.” në Tiranë”, vijon më tej Adelina./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.