UBT

Adelina, pjesë e “Dancing with the stars”

/ 1 minutë lexim

Adelina Tahiri, si duket i ka rregulluar punët me maqedonasit. Pasi u ftua në festimet e Vitit të Ri, si e vetmja këngëtare shqiptare në mesin e shumë artistëve maqedonas, ajo tashmë është pranuar edhe në spektaklin “Dancing With The Stars” në Maqedoni, i cili do të nis pas pak muajsh.

Lajmin për pjesëmarrje e ka konfirmuar vetë këngëtarja në Twitter-in e saj personal.

UBT

“Një lajm të ri për të gjithë! Jam pjesëmarrëse e “Dancing With the Stars” në Maqedoni”, ka shkruar Adelina në faqen e saj zyrtare në Twitter.

Ndryshe, Adelina, edhe gjatë festave të pritjes së Vitit të Ri në Maqedoni, performoi si e vetmja artiste shqiptare krahas shumë artistëve maqedonas, në organizimin tradicional në sheshin e Shkupit. /Dukagjini.com