Adelina Ismajli, “brom” koncertesh dhe shoping
Tiranë – Pas dy koncerteve super të suksesshme në Austri dhe Gjermani, këngëtarja nga Prishtina, Adelina Ismajli pritet të fillojë turneun e saj ballkanik, duke nisur nga Shqipëria.
Mes shumë impenjimeve, të cilat ajo zakonisht i mban sekrete, Adelina ka gjetur edhe pak kohë për shopping në Paris. Nuk e dimë nëse ka bllokuar trafikun, por e sigurt është që ka bllokuar dyqanet me veshje firmato, ku ka ndaluar për orë të tëra…, shkruan Bluetooth.
Adelina, aktualisht është në përgatitje të albumit të saj të ri dhe veç kësaj pritet që të publikojë disa klipe të reja. Ylli i muzikës shqiptare është duke shijuar momentet më të mira në jetën e saj artistike dhe private.