Fundamenti

Adele shpallet mbretëresha e vitit 2012 nga toplistat amerikane

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Adele është shpallur nga toplistat amerikane mbretëresha e vitit 2012, pasi albumi i saj ishte më i shituri për këtë vit.

Albumi i saj “21” ishte bestselleri për dy vite në Amerikë dhe i pari prejse Nielsen SoundScan filloi të përcjellë albumet më të shitura nga viti 1991.

Fituesja e çmimit “Grammy” ka shitur 4.41 milionë kopje të albumit të saj në vitin e kaluar, kurse në vitin 2011, 5.82 milionë kopje.

Fundamenti

Pas saj janë renditur Taylor Swift`s me albumin e saj “Red” me mbi 3 milionë kopje të shitura dhe pas saj ishin grupi “One Direction” me albumin e tyre “All Night” që u shit në mbi 1 milion kopje.

Kurse singli më i shitur ishte kënga e Gotye “Somebody That I used to Know me mbi 6 milionë kopje.