Adele do të qoj në gjyq këdo që përdorë emrin e saj
Këngëtarja Adele së fundmi ka vendosur që emrin e saj ta mbrojë me ligj. 24 vjeçarja ka plotësuar një aplikacion në zyrën për Pronësi të intelektualëve, sipas medieve britanike.
Bëhet e ditur se Adele ka vërejtur që emri i saj është përdorur në disa produktet të cilat nuk kanë aspak lidhje me të.
“Ajo nuk dëshiron që askush t’ia keqpërdorë emrin duke e përdorur atë për të rritur shitjet e produkteve duke i bërë njerëzit të mendojnë se ajo ka lidhje me të”, tha një mik i afërt i këngëtares.
Kjo procedur e nisur nga Adele do të thotë se ajo tash e mbasë do të mund të nis një seancë ligjore kundër tëgjithë atyre që përdorin ermine saj në një produkt që ajo nuk e aprovon, si psh, në ndonjë parfum apo në aksesorë.
Adele e cila me 19 nëntorë u bë nënë e fëmijës së parë bashkë me të dashurin Simon Konecki, nuk është e famshmja e parë që vendos këtë ligj për emrin e saj.
Një gjë të tillë pati kërkuar edhe këngëtarja Beyonce për emrin e vajzës së saj, Blue Ivy. /Indeksonline/