Eko Higjiena

Abuzimet seksuale në shkolla trondisin Kilin

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Autoritetet kiliane kanë nisur hetime pas akuzave dhe denoncimeve se në 59 shkolla të kryeqytetit janë kryer abuzime seksuale dhe përdhunime ndaj fëmijëve.

Santiago. Një varg ankesash për abuzime seksuale ndaj fëmijëve ka tronditur Kilin, ku drejtësia ka vendosur të nisë hetime në 59 institucione shkollore të kryeqytetit, Santiago.

“Sikur që veprojmë për delikte ekonomike ose për korrupsion, ne do të hapim hetim gjyqësor kudo që dyshohet të jenë kryer vepra të tilla”, ka deklaruar prokurori Sabas Chahuan, pasi ka takuar zyrtarët e asociacioneve të të drejtave të fëmijëve.

Hetimet aktualisht janë përqendruar në 49 shkolla në lindje të kryeqytetit, ku gjenden institucionet shkollore të rangut më të lartë dhe dhjetë të tjera në lindje të Santiagos, kanë njoftuar autoritetet gjyqësore.

Në njërin prej rasteve më të fundit, së paku tre fëmijë kanë treguar se janë abuzuar seksualisht nga ana e anëtarëve të personelit ndihmës të qendrës së tyre shkollore.

Në një shkollë fillore, janë ngritur katër akuza për abuzim seksual dhe dhunim ndaj të miturve. Sulmuesi i dyshuar është i biri i drejtoreshës së shkollës, i cili, sipas dëshmive të para të hetimeve, punonte pa autorizimet adekuate.

“Kemi një rritje të numrit të rasteve të abuzimeve seksuale. Po ashtu, edhe drejtësia po merr gjithnjë e më shumë ankesa sepse shoqëria kiliane më nuk ka frikë t’i denoncojë rastet e tilla” ka thënë për AFP-në Maria Jesus Munoz, psikologe për fëmijët dhe adoleshentët pranë universitetit Adolfo Ibanez.

Uji Dea

Ky varg ankesash vjen ndërkohë që muajve të fundit vendi ishte tronditur nga zbulimi i shumë rasteve të abuzimeve seksuale, në të cilat ishin të përfshirë priftërinjtë dhe ish-nënëmadhja e një Kongregacioni të Ursulines, e ngarkuar me kolegjet e njohura të Santiagos.

Kjo e fundit, motër Paula, e cila porsa ka vdekur nga kanceri, ishte denoncuar nga viktimat e saj të dyshuara dhe ishte bërë objekt i një hetimi gjyqësor.

Kisha katolike e Kilit formalisht kishte kërkuar falje vitin e kaluar për rastet e abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve të kryera nga anëtarët e klerit dhe për mungesë të reagimit të saj dhe të efikasitetit përballë ankesave në të kaluarën.

Përballë kësaj situate, presidenti i Kilit, Sebastián Piñera, ka shprehur brengën e tij. Të mërkurën, ai ka njoftuar për hapjen e një zyre për “Mbrojtjen e fëmijës”, si dhe për sanksione të ashpra kundër autorëve të abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve.

Abuzimet seksuale në shkolla pas atyre të kryera në kishë

Vala e ankesave për abuzime seksuale në shkolla vjen ndërkohë që muajve të fundit vendi ishte tronditur nga zbulimi i shumë rasteve të abuzimeve seksuale, në të cilat ishin të përfshirë priftërinjtë dhe ish-nënëmadhja e një Kongregacioni të Ursulines, e ngarkuar me kolegjet e njohura të Santiagos. Kjo e fundit, motër Paula, e cila porsa ka vdekur nga kanceri, ishte denoncuar nga viktimat e saj të dyshuara dhe ishte bërë objekt i një hetimi gjyqësor.

Kisha katolike e Kilit formalisht kishte kërkuar falje vitin e kaluar për rastet e abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve të kryera nga anëtarët e klerit.