Fundamenti

Abrashi pranë Kombëtares shqiptare

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Sukseset e fundit të Kombëtares shqiptare kanë shtuar dëshirën e futbollistëve kosovarë për t’u paraqitur me këtë skuadër. Madje, ka të tillë që kanë luajtur me gati të gjitha reprezentacionet e shteteve tjera, ndërsa për skuadër A duan atë të Shqipërisë.

Pas Flamur Kastrati që shprehi hapur dëshirën e tij për të luajtur me Shqipërinë, një tjetër kosovar ka mundësi që shumë shpejt t’iu bashkohet ‘kuqezinjve’.

RCCOLA

Fjala është për mesfushorin kosovar, Amir Abrashi. Në një prononcim për mediat shqiptare, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka konfirmuar se negociatat me Abrashin kanë kaluar në një fazë më të avancuar dhe shumë shpejtë mund të ndodh ta shohim atë në fanellën ‘kuqezi’, shkruan Tribuna.

“Është e vërtet se ne jemi të interesuar për Abrashin e Grasshopperit dhe për këtë lojtar më ka folur pozitivisht trajneri, De Biasi”, u shpreh Duka. Abrashi ka luajtur me të gjitha skuadrat përfaqësuese të Zvicrës, së fundmi me atë U21, mirëpo ende nuk e ka shijuar skuadrën e parë.