Abrashi i bie në sy Hull Cityt

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushori kosovar, Amir Abrashi ka rënë në sytë e skuadrës angleze Hull Cityt. Skautët e kësaj të fundit, kishin shkuar për ta vëzhguar Izet Hajroviçin në ndeshjen Grasshopper – Beograd.

Por, boshnjaku në këtë takim ka luajtur shumë pak, derisa në sy të skautëve anglez ka rënë Amir Abrashi, i cili ka shkëlqyer në këtë takim, raportojnë mediat zvicerane.

Mobi Casa

Sipas medieve zvicerane, skautët e Hull Cityt do ta vëzhgojnë sërish Hajroviçin, por edhe reprezentuesi i Shqipërisë nuk pritet të lihet anash.