Abrashi: Faktet për demarkacionin janë në anën tonë, do të procedohet në Kuvend

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se brenda mbledhjes së LDK-së është diskutuar për demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, raporton Indeksonline. Ai ka thënë se demarkacioni duhet tejkaluar sepse është bërë konotacion i gabuar në publik.
“Kemi qenë unik se duhet të bisedojmë më shumë me publikun rreth shenjëzimit të kufirit. Faktet për demarkacionin janë në anën tonë, do të vërtetohen dhe së shpejti do të procedohet në Kuvend”, ka thënë Abrashi, raporton Indeksonline.
Abrashi ka bërë të ditur se kryesia e LDK-së do të mblidhet sërish javën e ardhshme./Indeksonline/