UBT

Abrashi e ndien veten zviceran

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mesfushori kosovar Amir Abrashi thotë se ndjehet zviceran, por ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë pasi në Zvicër konkurrenca është tepër e madhe. “Unë kam Zvicrën në zemër dhe do të luaja me shumë dëshirë për të. Unë edhe ndjehem si zviceran. Kështu ka qenë dhe do të jetë.

Por, mendja ime më tha: Duhet të bësh këtë hap. Unë thjeshtë i kam shtruar vetes pyetjet: Kur do të jesh në Përfaqësuesen A të Zvicrës? Konkurrenca është shumë e fortë. Nuk kam thënë se nuk do t’ia dal. Por, pyetja ishte: Kur?”, ka thënë Abrashi, përcjell “Sport.ch” të enjten.

UBT

Abrashi 23-vjeçar është pjesë e skuadrës së elitës zvicerane Grasshopper. “Kam kontakte të rregullta me përfaqësuesen e Shqipërisë. Me trajnerin Gianni de Biasi shkruaj mjaft shumë. Ai më pyet se si jam, si jam me formë, nëse kam lëndime e gjëra të tilla. Unë e zotëroj gjuhën shqipe. Jo si gjermanishten, por e njoh”, ka thënë Abrashi.

Ndeshjen e 11 tetorit kundër Zvicrës në eliminatore ai e vlerëson si shumë të veçantë për të, ndërsa vlerëson se Shqipëria ka gjasa që të arrijë në Botërorin “Brazil 2014”. “Unë e kam parë përfaqësuesen time të re dhe jam befasuar pozitivisht: është një skuadër mjaft e mirë. Edhe trajneri De Biasi më ka lënë përshtypje të mira. Kanë mbetur edhe katër ndeshje në eliminatore dhe Zvicra nuk do të lëshojë vendin e parë. Por, ne duam të plasohemi menjëherë pas saj. Do të ishte fenomenale sikur edhe Zvicra edhe Shqipëria të kualifikoheshin”, ka thënë Abrashi.