United Hospital

Abrashi e konfirmon: Largohem nga Zvicra, kam shumë oferta

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njëri nga liderët e Kombëtares së Shqipërisë në mesfushë, Amir Abrashi do të bëjë hapin e madh në karrierë.

Anëtari i skuadrës të famshme zvicerane Grasshopper, do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga ekipi aktual pasi i skadon kontrata, dhe si lojtar i lirë pritet të zgjedhë njërën nga skuadrat e interesuara.

Në një prononcim për Telegrafin, numri tetë i bardh e kaltërve, tregon për mos largimin e tij nga muaji janar, ofertat që kishte gjatë afatit kalimtar të dimrit dhe për të ardhmen e tij e cila është mes Italisë, Spanjës dhe Gjermanisë.

“Të gjithë e prisnin largimin tim gjatë muajit janar, por nuk jam larguar pasi klubi në më lejonte, por edhe për shkak se në verë është më e përshtatshme të ndërrosh klub, pasi ambientohesh më lehtë. Pra do të largohem kësmet në verë”, tha fillimisht Abrashi për Telegrafin, duke treguar se klubi aktual Grasshopper po kërkon qëndrimin e tij, duke i ofruar zgjatjen e kontratës.

“GC më ka ofruar kontratë të re, por nuk e kam pranuar. Këtu kam kaluar pesë vite të mrekullueshme, por ka ardhur koha që të bëjë hapin e madh në karrierë, dhe të shkoj në ndonjë kampionat më të madh”.

“Gjatë janarit kishte interesime të ndryshime, Werder Bremen në Gjermani, dhe disa skuadra në Itali por vendosa të qëndroj këtu”, vazhdoi tutje ai.

United Hospital

E pasi mbeti edhe për gjashtë muaj të tjerë, djaloshi nga Gjakova i cili ka 12 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë tregon për Telegrafin emrat e disa prej skuadrave të interesuara për të.

“Fillimisht është Werder Bremen një mundësi e mirë por ta shikojmë në verë. Në Itali janë Genoa, Chievo, Atalanta dhe Torino por të shikojmë se çfarë do bëjmë. Dua të them se është edhe një skuadër nga La Liga spanjolle që po më kërkon që një kohë me ngulm, por që emrin nuk mund t’ia zbuloj. Do të mendohem gjatë se për cilën skuadër do të nënshkruaj në verë”, deklaroi Abrashi.

Ndërkohë së fundmi mediat italiane kanë shkruar se për gjakovarin fantastik interesim ka shprehur edhe Lazio e Lorik Canës dhe Etrit Berishës, por që për këtë gjë Abrashi nuk është i informuar.

Ish-anëtari i Winterthurit ka thënë se ka edhe oferta tjera nga kampionate të ndryshme evropiane por që nuk i merr parasysh, përpos ato nga kampionatet elitare në kontinentin e vjetër.

Tutje ai foli edhe për mundësitë që Kombëtarja e Shqipërisë të kualifikohet për në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.

“Ne jemi një grup shumë i mirë i lojtarëve. Jemi të lidhur shumë me njëri-tjetrin dhe kjo do të na ndihmoj për të shkuar në evropian. Kam besim të madh se do ta realizojmë ëndrrën e gjithë shqiptarëve. Unë besoj, besoni edhe ju, Shqipëria do të shkojë në ‘Francë 2016’”, deklaroi Abrashi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.