Uji Dea

Abrashi beson në forcën e Shqipërisë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Mesfushori fantastik i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi beson në forcën e ‘kuqezinjve’. Ylli i skuadrës zvicerane Grasshoppers, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se synojnë të bëjnë paraqitje të mirë ndaj Italisë, për t’i bërë tifozët shqiptarë të lumtur.

24-vjeçari, Abrashi ndaj Italisë do ta luaj ndeshjen e tij të 10-të me ‘kuqezinjtë’, ndërsa është bërë ndër lojtarët më të dalluar në formacionin e trajnerit Gianni De Biasi.

Uji Dea

“Sonte takohemi me Italinë në një ndeshje tjetër miqësore. Synimi ynë është që të vazhdojmë me paraqitje të mira që t’i bëjmë të lumtur tifozët tanë. Forca Shqipëri #vazhdojmë #kuqezi”, shkroi Abrashi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/