UBT

Aberdeen refuzon ofertën e Lecces për Ylber Ramadanin, një tjetër skuadër italiane tenton transferimin e mesfushorit shqiptar

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ylber Ramadani pritet ta bëj hapin e madh në karrierë, duke u larguar nga Superliga e Skocisë për në Serie A.

Mesfushori shqiptar ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Ligën Premier skoceze me fanellën e skuadrës Aberdeen.

Lecce është skuadra nga Serie A që ka shprehur interesim për transferimin e Ramadanit.

Në fakt mediat italiane kanë raportuar se reprezentuesi shqiptar ka një marrëveshje personale me Leccen, por transferimi i tij është i komplikuar.

Hidromorava

Skuadra italiane ka ofruar 1,2 milionë euro për transferimin e Ramadanit, ofertë që është refuzuar nga Aberdeen.

Skocezët synojnë që të fitojnë së paku dy milionë euro nga largimi i mesfushorit shqiptar.

27-vjeçari tani ka një tjetër skuadër në Serie A, pasi edhe Hellas Verona është futur në garë për të.

Gjithsesi te skuadra skoceze janë të gatshëm ta shesin Ramadanin, por duan që nga largimi i tij të fitoj rreth dy milionë euro. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.