Hidromorava

Abdyli: Mos e injoroni qytetarin sepse populli po ua thyen dyert

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kur një kryetar refuzon në mënyrë të përsëritur që të takohet me qytetarë që kanë halle, vjen një situatë e tillë që durimi i qytetarit përfundon duke u kthyer në revoltë, si rasti i fundit kur për arsye të tilla edhe u thye zyra e kryetarit. Një injorim i përsëritur i kërkesave qytetare mund të çojë në reagime edhe më të mëdha, deri në sabotim e në protesta të organizuara. Në humbje të mbështetjes elektorale gjithsesi dhe deri te një lloj rasti i tillë thuhet në reagimin e Riza Abdylit shef i grupit të PDK-së.

Në reagim tutje thuhet se qytetari i Gjilanit meriton vëmendje dhe respekt më të madh. “Përveç që ky është një obligim i kryetarit të komunës dhe qeverisjes në përgjithësi. Në fushatë parazgjedhore thirremi në qytetarin dhe pas zgjedhjeve flasim në emër të tij, por pa e dëgjuar asnjëherë zërin e tij, vetëm duke ia marrë votën. Si asamblist dhe shef i grupit të këshilltarëve të një partie opozitare, megjithëkëtë nuk ia dëshiroj askujt një situatë të tillë, duke qenë se detyrë e jona është të shmangim situatat e tilla. Nuk ka asnjë leverdi as politike, edhe pse jemi në opozitë, nëse e shikojmë një qeverisje komunale në gjendje të tillë, kur qytetari është i revoltuar. Reagimi jonë në këtë rast është në funksion të thirrjes për reflektim, që kërkesat qytetare mos të hasin në vesh të shurdhër, mos të injorohen, për të mos ardhur deri te shprehja e reagimit të tyre me revoltë” ka thënë Abdyli.

ARKATANA

“Me këtë rast, ftoj qytetarët dhe i informoj nëse nuk e kanë pasur të qartë, që për nevojat e tyre që lidhen me qeverisjen komunale, kurdoherë që hasin në refuzim të kërkesave të tyre, të paraqiten gjithashtu edhe te partitë opozitare, nuk po e them specifikisht vetëm tek PDK-ja, pasiqë është njësoj detyrë e jona, edhe nga ky pozicion, që ta përçojmë kërkesën tuaj dhe të ngrisim zërin edhe aty ku ju nuk mund të keni qasje. Ndërsa qeverisjes së dështuar komunale, e cila ka filluar të fshihet nga qytetari, i themi: Folni me popullin, përpara se të folni në emër të tij. Sepse populli po ua thyen dyert. Dhe jo vetëm në rastin e fundit. Në të ardhmen, kërkesat qytetare që do t’i injoroni, do t’i bëj publike si këshilltar komunal, në media dhe në profilin tim në rrjete sociale” ka thënë Abdyli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.