Abdylatif Latifi caktohet ushtrues detyre në spitalin e Gjilanit

Gjilan- Ministria e Shëndetësisë e ka caktuar ushtrues detyre në spitalin rajonal të Gjilanit dr.Abdylatif Lafitin me profesion ortoped.
Ministria e Shëndetësisë pas vendimit që ka marrë për ta pezulluar nga puna ish drejtorin Xhavit Hajdari me 50 % me pagesë, të enjten ka vendosur që ushtrues detyre në spitalin regjional të Gjilanit të caktohet dr.Abdylatif Latifi me profesion ortoped.
Në vendimin e nënshkruar nga Gani Shabani sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë thuhet se për këtë vendim do të kujdeset departamenti i administratës dhe i njëjti hynë në fuqi menjëherë.
Ndryshe dr.Abdylatif Latifi për një kohë të gjatë ka udhëhequr komitetin për shëndetësi në kuadër të Asamblesë Komunale dhe vije nga PDK-ja./rajonipress/