Fundamenti

Abdyl Gashit i mohohet e drejta e fjalës në Asamblenë e Artanës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në Asamblenë Komunale të Artanës në mbledhjen e 7-të më është mohuar e drejta e fjalës, që ne si Asambleist e kemi të drejtën sipas rregullores që para votimit të diskutojmë, kjo e drejt më është mohu nga kryesuesi i seancës në bashkëpunim me kryetarin Sfetisllav Ivanoviq thotë Abdyl Gashi.

Reagimi i Abdyl Gashit

RCCOLA

Unë në shenjë pakënaqësie për udhëheqje të seancës dhe pasivitet të disa Asambleistave komunal u detyrova në mënyrë protestuse pa e pyetur kryesuesin fare, të shprehem atë që kisha: “Ju drejtova të gjithëve që ishin të pranishëm në sallë, ky kryetari ka dalë përmes mediave kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, ky kryetar ka qenë në mandatin e kaluar i dënuar bashkë me disa zyrtarë të tjerë me aktakuzën që është ngrit nga Lëvizja VETËVENDOSJE, ky kryetar njëkohësisht është dhe kryetare i strukturave paralele kriminale serbe, prandaj ky dëshiron ta dëmtoj Komunën dhe Shtetin e Kosovës, e nuk ka për qellim të mbrojë interesat e qytetarëve”

Pas fjalimit tim kryetari bëri shkelje ligjore pa pyetur kryesuesin e kuvendit, e ndërpreu seancën. Ai nuk lejojë të vazhdohet me pikat e radhës të cilat ishin në rend të ditës. Do të jem kritik në asamble, do të vazhdojë me përkushtimin më të madh të mundshëm që t’i mbroj interesat e qytetarëve pavarësisht që do të mundohen të ma mohojnë të drejtën e fjalës ka thënë Abdyl Gashi./rajonipress/