RCCOLA

Abdurrahimi vazhdon me gola

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushori shqiptar, Besart Abdurrahimi, ka shënuar një gol në humbjen e Zagrebit si mysafir i Splitit me rezultatin 4:1.

Abdurrahimi golin e shënoi në minutën e 51-të për të barazuar shifrat në 1:1, por më pas Zagrebi pësoi edhe tri herë.

Uji Dea

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i ka takuar xhiros së 23-të të kampionatit të Kroacisë. Për Abdurrahimin 22-vjeçar ky ishte goli i tetë këtë edicion.

Ai për Zagrebin ka kontribuar edhe me tri asistime. Zagrebi po lufton për mbetje në elitë. Renditet i parafundit (11) me 22 pikë.(koha)