ARKATANA

Abdixhiku: Veriu po sulmohet nga bandat e Vuçiqit, e Kurti në sulm ndaj miqve ndërkombëtarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha sot se kjo javë nuk ishte e zakonshme dhe se vendi prej të premtes po ballafaqohet me një situatë të pamenduar dhe të paparë që një kohë të gjatë.

Abdixhiku në një konferencë për media tha se Kosova është në sulm të vazhdueshëm nga bandat kriminale të Vuçiqit e kryeministri i Kosovës në sulm për fat të keq ndaj miqve tanë ndërkombëtarë.

“Kjo nuk i kishte ngjarë ndonjëherë Kosovës më parë. Sa herë kemi qenë të sulmuar nga Serbia, kemi qenë të mbrojtur nga miqtë tanë amerikanë, aleatët evropianë sepse kemi bashkërenduar me ta, kemi bashkëvepruar me ta sepse kemi ndarë të njëjtat vlera, interesa e të njëjtin vizion”, tha ai, raporton Telegrafi.

Eco Higjiena

I pari i LDK-së tha se këtë përmbysje aleancash, vizioni e prioritetesh për Republikën e Kosovës askush nuk e ka dashur në Kosovë.

Abdixhiku tha më tej se për këtë përmbysje askush nuk ka votuar. “Nuk mund të flasim për tjetër gjë përveçse një aventure tejet të rrezikshme personale të Albin Kurtit….”, tha ndër të tjera kryetari i LDK-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.