FIDANISHTJA

Abdixhiku: Vendi po mbetet peng i inateve të një njeriu – Ramush Haradinajt

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj se vendi po mbetet i izoluar vetëm për shkak të inateve dhe kryeneçësisë së tij. Abdixhiku thekson se edhe pse ofruan zgjidhje dhe e njëjta u pranua nga shumica e partive shqiptare, një gjë e tillë, sipas tij, u refuzua nga kryeministri.

“Një vend i tanë vazhdon të mbetet peng i inateve të një njeriu – siç mbeti peng për 3 vjet rresht. Pavarësisht se ofruam një zgjidhje, pavarësisht se kjo zgjjidhje u pranua nga shumica e partive shqiptare, pavarësisht se të gjitha raportet – po e përsëris – TË GJITHA raportet e të gjitha komisioneve ishin në ligj, Kryeministri vendosi me kryeneçësi. Vendosi të mos lëvizë nga pozicioni i tij fillestarë që sipas secilit interpretim ligjor prodhonte kontraditë. Nuk donte zgjidhje ani pse shumica ishin pajtuar për një gjë të tillë”, ka shkruar Abdixhiku.

KKVITI

Zyrtari i LDK-së flet edhe për konfrontimin e tyre me Haradinajn në Kuvend. Ai thotë se sa për gjuhën ofenduese të tij, ajo nuk i shantazhon.

“S’mund të na shantazhojë. Ta harrojnë. Ajo veçse tregon nivelin qeverisës në vend. LDK do të votojë marrëveshjen, siç ka deklaruar gjithherë. Unanimisht, me 27 vota për – sapo të shmangen kontradiktat ligjore”, ka shtuar ai. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.