Abdixhiku: Thaçi nuk ka autorizim të dialogojë për çështjen e kufijve dhe për asgjë tjetër

Edhe pse të gjithë i dolën kundër idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot në Bruksel se të gjitha institucionet e vendit janë pro korrigjimit të kufijve me Serbinë. Pas kësaj deklarate Express ka kontaktuar me deputetin opozitar, Lumir Abdixhiku, i cili tha se Thaçi nuk ka autorizim të dialogojë për kufijtë e as për asgjë tjetër në Bruksel. Ideja e ndarjes është ide e politikanëve në hall e zor individual, thotë deputeti.
Abdixhiku thotë se shumica shqiptare në parlamentin e Kosovës janë kundër ndarjes së Kosovës dhe secili diskutim institucional për ndryshimin e kufijve mbi të cilat është shpallur pavarësia e Kosovës përben shkelje të rënde kushtetuese dhe shkelje të rëndë të Kodit Penal.
“Partite opozitare, qe njëkohësisht përbëjnë shumicën e konsiderueshme te shqiptareve në Parlamentin e Kosovës, e kanë bërë të qartë tashmë se janë kundër çfarëdo ideje për ndarje e ndryshim kufijsh mbi sovranitetin e Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku për Express.
Më tej përmendi edhe përpjekjen e opozitës për miratimin e rezolutës që do t’ia ndalonte Thaçit përfaqësimin e Kosovës në Bruksel.
“Kjo shumice shqiptare, e artikuluar me se paku 57 deputete pjesemarres, nepermjet medotave jodemokratike te kapjes, nuk eshte lejuar te artikuloje ne institucionet relevante zerin e qytetareve. Por ky ze s’mund te tjetersohet pavaresisht miratimit te rezolutes ose jo”, tha ai.
“Ideja e ndarjes se Kosoves eshte ide e politikaneve ne hall e zor individual, jo ide e qytetareve e perfaqesuesve te tyre politik”, thotë Abdixhiku.
Abdixhiku thotë se Thaçi nuk është i autorizuar të flas në Bruksel dhe beson se ky fakt do të jetë i qartë edhe për ndërkombëtarët në Bruksel.
“Presidenti i vendit nuk ka as perkrahje, e nuk ka as autorizim te merret me ceshtjen e kufijve te Kosoves. Ne fakt ai nuk ka autorizim as te dialogoje per cfardo ceshtje te Kosoves. Kjo tashme eshte e qarte per secilin ne vend, besoj se do te jete e qarte per secilin nderkombetar ne Bruksel”, përfundoi ai.