GRANDEMALL

Abdixhiku takon Rohden, e njofton për propozimin e LDK: Është zgjidhje e përkohshme, por e domosdoshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, me të cilin kanë diskutuar rreth krizës institucionale dhe ndikimin që ka ajo në funksionimin e rregullt të institucioneve, shkruan Gazeta Express.

Në njoftim bëhet e ditur se i pari i LDK-së e ka njoftuar Rohden për propozimin që ka bërë kjo parti për themelimin e një qeverie nacionale të tranzicionit.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në Selinë Qendrore ambasadorin e Gjermanisë, z. Jörn Rohde.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi krizën institucionale dhe ndikimin e saj në funksionimin e rregullt të institucioneve demokratike.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Rohde mbi propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit, si një zgjidhje e përkohshme, por e domosdoshme për të tejkaluar ngërçin aktual dhe për të kthyer funksionalitetin e shtetit”, thuhet në njoftim.

FIDANISHTJA

Tutje, theksohet edhe se, Abdixhiku ka deklaruar se bllokada e krijuar është e papranueshme, dhe se situata e tillë e cenon mirëqenien e qytetarëve.

“Në këtë kontekst, kryetari Abdixhiku ritheksoi qëndrimin e LDK-së se bllokada politike dhe institucionale është e papranueshme, duke nënvizuar se një situatë e tillë cenon drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve dhe pengon rrjedhën normale të proceseve shtetërore si dhe zhvillimin institucional të vendit’’, thuhet aty.

Po ashtu, kryetar i LDK-së ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë dhe vazhdon të ia japë Kosovës.

“Gjatë këtij takimi kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës, veçanërisht në proceset integruese, forcimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe u rikonfirmua bashkëpunimi i ndërsjellë në mes të dyja vendeve dhe përkushtimi drejt avancimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftim. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.