FITORJA

Abdixhiku – Rohdes: Është nevojë urgjente heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në selinë qendrore të partisë ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Gjatë takimit, të dy zyrtarët diskutuan rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe për qëndrimet e LDK-së lidhur me këto çështje.

Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij dhe të partisë për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, në forcimin e institucioneve demokratike dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai theksoi nevojën urgjente për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se këto masa po ndikojnë negativisht në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

ARKATANA

Abdixhiku bëri thirrje për rishqyrtimin e këtij vendimi, që sipas tij, po rëndon padrejtësisht mbi qytetarët e Kosovës.

Gjatë takimit, përmes ambasadorit Rohde, Abdixhiku përcolli urimet e tij për koalicionin e ri qeverisës në Gjermani, duke theksuar pritshmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Ai veçoi rëndësinë e partneritetit të shkëlqyer mes CDU-së dhe LDK-së, duke riafirmuar përkushtimin për forcimin e këtij bashkëpunimi politik dhe institucional./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.