Fundamenti

Abdixhiku: Raportet ndërshqiptare janë bazamenti i suksesit tonë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se raportet ndërshqiptare janë bazamenti i suksesit ndërmjet vendeve.

Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook është shprehur se kanë biseduar për proceset dhe gjendjes së tanishme në veri të Kosovës.

ARKATANA

“Sot, me bashkëpunëtorë, në selinë e LDK-së, prita në takim Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam mbi relacionet e dy vendeve; situatën e krijuar në veri; si dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euro-atlantike. Kryeministrin Rama e falënderova për përkrahjen që po i jep Kosovës në proceset e rëndësishme. Po ashtu, nga ai, mora ftesë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën do ta realizojë së shpejti. Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë. Për këtë, unë dhe LDK jemi të përkushtuar pa hezitim”, ka njoftuar Abdixhiku. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.