FIDANISHTJA

Abdixhiku: Presidenti s’zgjedhet në rrjete sociale, edhe Vjosa Osmani opsion nga LDK-ja

/ 1 minutë lexim
HW

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas diskutimeve të fundit rreth çështjes së presidentit, duke shprehur habinë që një temë kaq e rëndësishme nacionale po trajtohet në rrjete sociale.

Ai theksoi se çështja e presidentit është serioze dhe kërkon trajtim institucional, e jo debat publik në platforma online.

Sipas tij, nga ajo që është kuptuar deri më tani, kryeministri Albin Kurti po synon sigurimin e 90 votave në Kuvend – diçka që, sipas Abdixhikut, LDK-ja nuk mund ta garantojë e vetme.

Eco Higjiena

Abdixhiku shtoi se një marrëveshje e tillë do të kërkonte edhe bashkëpunim me PDK-në, duke rikujtuar se vitin e kaluar kishte propozuar një qeveri të unitetit, ide për të cilën ishte kritikuar. “Tani po shihet se VV-ja pa PDK-në nuk po mundet”, u shpreh ai.

Nëse synohet një marrëveshje politike me LDK-në, Abdixhiku tha se partia e tij është e gatshme të japë propozimet e saj, duke përmendur si një nga opsionet edhe aktualen presidente Vjosa Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.