FIDANISHTJA

“Abdixhiku postin e kryeministrit”, cilat janë kushtet e LDK-së për koalicion?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka theksuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, është kandidati i vetëm i pranueshëm për postin e kryeministrit në çdo koalicion të ardhshëm qeverisës.

Ky qëndrim u dha në Debat Plus nga drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila e cilësoi si kusht të pakontestueshëm të LDK-së.

Gjithashtu, Lushaku-Sadriu ka theksuar se LDK-ja ka një platformë politike të bazuar në vlera ideologjike dhe se partnerët e ardhshëm të koalicionit do të jenë ata që i përshtaten programit të saj qeverisës.

FIDANISHTJA

“LDK-ja ka platformë e vet politike, të bazuar mbi vlere ideologjike edhe bën me të gjithë partnerët, të cilët i adaptohen programit tonë qeverisës. Dhe kushti i jonë i pakontestueshëm është që, kryeministër ka me qenë Lumir Abdixhiku. Sepse edhe e ka kaluara ka treguar se kur nuk kemi udhe qeverinë, s’kemi arrit qëllimet e duhura. Këto është shumë qartë, partnerë do të jenë ata që i bashkëngjiten qeverisjes së Abdixhikut në programimin tonë…”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Ndërkaq, nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri i theksoi se LDK-ja dhe kryetari i saj, Abdixhiku aktualisht po ndërton një “koalicion me qytetarët”.

“Lumir Abxhiku si i nominuar i LDK-së për kryeministër, i cili ka dal më 19 nëntor të vitit të kaluar, tash është duke ndërtuar koalicion me qytetarët. Krej opsionet tjera i ka lënë anash, i ka guajt, nuk janë opsione te na. Na jena tu e ndërtuar besim politik me qytetarët. Ku kena qenë gabim kemi qenë”, ka thënë Haziri në Debat Plus.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.