KKVITI

Abdixhiku për çështjen e presidentit: LDK e përkushtuar që të gjejë konsensus, jam i gatshëm të flas me spektrin politik

/ 2 minuta lexim
HW

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se është i gatshëm të flasë me të gjithë për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Ai ka thënë edhe se, duhet që partitë të ulen dhe të bëjnë shumicën, dhe se, LDK është e përkushtuar që të gjendet një konsensus.

HW

‘’Jo nuk kemi diskutime të tilla, kemi diskutuar se na duhet komunikim politik brenda spektrit politik. Kur flasim për marrëveshje politike, nuk e kemi fjalën për pazare politike, kemi fjalën që duhet të ulën partitë që t’i bëjnë numrat për një president të ardhshëm të Kosovës. Pra jam i gatshëm të flas me gjithë spektrin politik, për t’i dhënë zgjidhje çështjes shumë të rëndësishme të presidentit i cili do të jetë konsensual dhe do të përfaqësojë unitetin kombëtar të Kosovës. Pra kur themi marrëveshje politike, mos e merrni si të rëndë të gabueshme është gjëja më bazike që demokracitë e bëjnë, duhet të ulemi që të bëjmë një shumicë, përndryshe si do të bëhet ajo shumicë. LDK është e përkushtuar që të gjejë konsnesus, këtë duhet ta them, dhe jemi të gatshëm ta bëjmë këtë gjë. ’’, ka thënë ai. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.