Fundamenti

Abdixhiku për Bajramin: Po sulmohet nga moçali politik pasi po i dekonstrukton publikisht për çdo ditë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

I pari i LDK-së, Lumir Abixhiku e ka quajtur Hykmete Bajramin si ”Zonjë e fortë”, pasi sipas tij ajo është duke u sulmuar nga pushteti.

Gjatë ditës, Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka ngritur pyetje lidhur me projektin prej 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit në Kosovë, e cila, sipas tij, nuk është funksionale dhe nuk gjendet askund.

Por, Bajrami i është përgjigjur dhe e ka përmendur emrin e Jusuf Thaçit që të dëshmojë, më pas Thaçi i dha të drejtë Bajramit në këtë polemikë.

Fundamenti

Bajrami vazhdimisht është në përplasje qëndrimesh me pushtetin e Kurtit, më së shumti me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për sa i përket fushës së ekonomisë.

E Abdixiku thotë se Bajrami është model i një gruaje të angazhimit të pastër, të dijshëm e mbi të gjitha profesional.

“Profesoresha Hykmete Bajrami, nënkryetarja e LDK-së, po sulmohet jo rastësisht nga moçali propagandistik i pushtetit. Sulmet ndaj saj – vërtetësia e të cilave më s’po zgjatë as një gjysmë dite – janë përgjigje e dëshpëruar e një pushteti dëshpërues ndaj dekonstruktimit publik që Hykmetja bën në gjithë ekzistencën e vet politike – pothuajse çdo ditë!Prandaj, si e tillë, ajo merr mbështetje të madhe qytetare. Sepse e vërteta vlerësohet nga njerëzit e lirë të kësaj Republike; e veprimtaria publike e një gruaje në politikë s’duket ndryshe përveç se kështu!Hykmete Bajrami është zonjë e fortë. Ajo mbetet model i një gruaje të angazhimit të pastër, të dijshëm e mbi të gjitha profesional – tipare këto të panjohura për kundërshtaret e saj e tonë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.