Gjilan – Këtë të shtunë qëndruam në Gjilan. Aty, në ditëlindjen e 33-të të organizimit tonë në këtë anë, zhvilluam bashkëbisedimin e radhës ’LDK ju dëgjon’ ka shkruar Lumir Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Takimet tona të përjavshme në çdo qytet të Kosovës kanë risjellë lidhjen tonë me qytetarë. Po dëgjojmë njëri tjetrin siç dhe po i shtrojmë kauzat tona të përbashkëta në angazhimin tonë kolektiv për ndryshim. E ndryshimi ynë i brendshëm ishte parakusht i ndryshimit të vërtetë që duhet t’ia sjellim vendit.
Kosova duhet të kapërcejë mbi përçarjen brendshme, depresionin politik e mungesën e vullnetit për punë e për zhvillim. Sepse meritojmë më mirë, sepse mundemi më shumë se çfarë na japin sot.
Bëhu pjesë e takimeve të radhës ‘LDK ju dëgjon’.
Le ta bëjmë rrugën përpara së bashku.