GRANDEMALL

Abdixhiku: LDK-ja është partia me trendin më pozitiv të rritjes

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se formula që është duke e ndjekur është arsyeja se pse ky subjekt politik ka shënuar trendin më pozitiv të rritjes.

Ai ka shtuar se kjo formulë është e bazuar në tri shtylla.

“Unë kam parë se bashku me bashkëpunëtore një model më ndryshe të organizimit në tri shtylla. E para është vendimmarrja politike që merret në kryesi dhe në këtë vendimmarrje politike kam bërë kombinimin e forcës lokale – pra të atyre njerëzve që janë zgjedhur me votë dhe mendimtarëve që janë pjesë e kryesisë”, është shprehur Abdixhiku. në Klan Kosova.

[AI] Code for block 2 InArticle Mobile Tablet, Phone C=3 N=1[/AI]
“Përveç trupit të kryesisë, kemi bërë organizimin e kolegjiumit të degëve, tani sa i përket organizimit unë flas me kryetar degësh dhe praktika e vendosur vitin e fundit ka qenë që pas çdo mbledhjeje të Kryesisë të kemi mbledhje me kryetarë degësh në mënyrë që vendimet politike më pas të kalojnë”, ka shtuar ai.

ARKATANA

Sipas tij, një vendim politik është i fuqishëm kur kryesia e merr dhe e delegon te kryetarët e degëve, kryetarët e degëve i thërrasin kryesitë e veta dhe më pas ato kryesi i delegojnë të baza tjetër.

“Dhe trupi i tretë e që po merr formë është pjesa e profesionistëve brenda LDK-së që është një trup i veçantë i gjallë, pra programi ‘Rruga e Re’ është program i gjallë që duhet të jetë i përmbushur në 22 departamente me nga 40-50 ekspertë për departament”, ka thënë i pari LDK-së.

“Tani unë kam nisur ciklin e kërkimit të ekspertëve prej degëve në mënyrë që le të themi për shëndetësi ta dërgojnë nga një njeri që e kanë për shëndetësi dhe më pas të kemi një grup profesionistesh në shëndetësi që e përbrendësojnë programin, por edhe nesër që të udhëheqin më shtetin sepse kanë marrë pjesë në këtë proces”, ka potencuar ai më tutje.

“Unë besoj formula që kemi ndjekur, pra kjo balancë mes pjesës politike mendimtare që jo patjetër kanë mbështetje popullore dhe njerëzve kyç të partisë që janë fitues, është arsyeja pse LDK-ja vazhdon të ketë trendin më pozitiv që e ka pasur në disa kohë”, është shprehur në fund Lumir Abdixhiku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.