HW

Abdixhiku: Lakmia për karrige mund ta dëmtojë partinë dhe ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës së një pjese të strukturave të partisë për thirrjen e Kuvendit të LDK-së dhe shqyrtimin e pozitës së tij si kryetar.

Në një adresim publik, Abdixhiku ka bërë të ditur se janë dorëzuar 148 nënshkrime për mbajtjen e Kuvendit, por ka theksuar se ato ende nuk janë verifikuar zyrtarisht.

Sipas tij, kjo nismë mund të ketë pasoja të rënda për LDK-në dhe situatën politike në vend.

“Ky proces mund të na dëmtojë, të jetë i pariparueshëm nga brenda dhe ta lërë Kosovën pa institucione dhe potencialisht përballë zgjedhjeve të reja në vjeshtë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka kritikuar mënyrën se si është iniciuar kjo kërkesë, duke thënë se partia nuk duhet të shndërrohet në arenë të garës për pozita drejtuese, por duhet të mbetet e fokusuar në interesin e qytetarëve.

Fundamenti

“Në vlerat e mia, LDK do duhej të sillej si shtëpi e interesave të qytetarëve, jo e apetiteve për kryetar e karrigen e kryetarit. Karrige që aq shumë e lakmojnë dhe aq pak e kuptojnë”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka shtuar se ata që kërkojnë ndryshime në udhëheqjen e partisë mund ta arrijnë qëllimin e tyre, por ka vlerësuar se mënyra e ndjekur po dëmton imazhin e LDK-së.

“Le ta arrijnë fundja, por kanë mundur ta bëjnë më me kujdes, jo për bashkëpunëtorë, por për popullin që sheh, që vëzhgon e dëshpërohet, por megjithatë vepron”, ka deklaruar kryetari i LDK-së.

Kërkesa për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së vjen në një periudhë të debatit të brendshëm në këtë parti, ku një pjesë e strukturave kanë kërkuar rishikim të udhëheqjes pas rezultateve të fundit zgjedhore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.