FITORJA

Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas publikimit të aferave korruptive të anëtarëve të kabinetit të Qeverisë Kurti.

Ai kritikoi mënyrën se si pushteti aktual, sipas tij, ka favorizuar rrethin e ngushtë familjar në shpërndarjen e parasë publike.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosovës i duhet një “SPAK”.

“Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët — por familjarët e pushtetarëve. Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në shitblerje të megavateve”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton Telegrafi.

Tutje ai ka thënë “Fat familjarëve”.

“Kosovës ndërsa i duhet një ‘SPAK’. Le ta ‘provojnë fatin’ aty më pas. Do ta bëjmë!”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Pushteti aktual që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje është akuzuar se ka dhënë subvencione e grante me të njohur.

ARKATANA

Së fundmi, ka pasur akuza edhe për “mafinë energjetike” që lidhet me persona të afërt me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Në një konferencë për media sot, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tek e ka kundërshtuar vendimin për daljen e disa bizneseve në treg të hapur të energjisë nga 1 qershori, kanë thënë se “njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë është MDA, kompani e themeluar nga shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi” e që tash udhëhiqet nga vëllai i tij.

E, Luan Dalipi në një reagim ka thënë se vëllai i tij “po e provon fatin” në tregun e liberalizuar të energjisë – me të cilën ka ironizuar Abdixhiku.

Ndërsa, ministri në detyrë i Bujqësisë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Faton Peci, është intervistuar gjatë kësaj jave nga Njësia e Veçantë e Hetimeve në Policinë e Kosovës, në cilësinë e të dyshuarit.

Intervistimi është zhvilluar në kuadër të hetimeve për një kontratë të dyshuar prej 60 milionë eurosh, që ka të bëjë me menaxhimin e mbetjeve nga nënproduktet shtazore.

Hetimet janë pjesë e një aksioni më të gjerë që përfshiu bastisje në katër lokacione të ndryshme, të cilat janë kryer me urdhër të Prokurorisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.