FITORJA

Abdixhiku falenderon qytetarët për “Turneun e Ndryshimit”: Ju i dhatë shpresë LDK-së dhe Kosovës për të ardhmen që na pret

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se kjo parti ka përfunduar turneun paraelektoral, e që i njëjti i ka hapur vend fushatës elektorale që do të nisë më 11 janar të 2025, shkruan Gazeta Express.

I pari i LDK-së është shprehur se mbështetësit i kanë dhënë kësaj partie shpresë, jetë dhe zërin, për të cilin Abdixhiku ka thënë se i ka munguar kaherë.

Postimi i plotë:

Ju faleminderit!

Turneu paraelektoral i ndryshimit, përfundoj; për t’i hapur vend tani fushatës elektorale që do të nisë më 11 janar të vitit 2025. Ishte bukur, ishte zjarrtë, ishte thjeshtë madhështore – si asnjëherë më parë. LDK dhe mbështetësit tanë krijuan momentum të ri, si prelud i fitores të madhe për Republikën!

Uji Dea

Ju i dhatë jetë lëvizjes sonë për ndryshim, ju i dhatë shpresë LDK-së dhe Kosovës për të ardhmen që na pret. Mbi të gjitha, ju na dhatë zërin që na mungonte kaherë. Ringritja jonë është e destinuar; e ardhmja jonë është thjeshtë e bukur! Ajo qëndron si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes e urrejtjes që na shtyhet gjithandej.

Kemi tjetër qëlllim, kemi tjetër vizion, kemi tjetër mendësi.

Nga 11 janari deri më 9 shkurt dhe pas, bëhuni pjesë e festës sonë të madhe dhe takimeve e tubimeve të mëdha që do t’i kemi gjithandej! Ju presim! Sepse ndryshimi po vjen!

BËHU NDRYSHIMI! /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.