Uji Dea

Abdixhiku dhe Haziri zhvilluan debat në Gjilan me strukturat, promovuan platformën e regjistrimit të anëtarësisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot vizitoi Gjilanin, në kuadër të mobilizimit dhe organizimit të gjithëmbarshëm të LDK-së në proceset e brendshme strukturore e organizative gjithandej Kosovës.

“Gjilani është edhe kryeqendër e LDK-së dhe si e tillë meriton vëmendjen tonë”- tha Abdixhiku para strukturave të LDK-së në Gjilan.

Ai, gjithashtu, tha se ka filluar procesi i regjistrimit te anëtarësisë së LDK-së dhe se në Gjilan sot është bërë promovimi i këtij procesi jetik për demokratizimin, modernizimin dhe organizimin e partisë.

Gjithashtu, ai potencoi se LDK ka hapur bashkëbisedimin me gjitha strukturat, aktivistët e aktivistet për të pranuar e dëgjuar komentet e tyre dhe për të dhënë më pas vlerësimet e partisë për rrugën tonë përpara.

Abdixhiku falënderoi nënkryetarin e parë të LDK-së dhe njëherit kryetarin e Degës së LDK-së në Gjilan, z.Lutfi Haziri, për organizimin e këtij takimi.

Këtë mobilizim të strukturës e përshëndeti edhe nikoqiri i këtij takimi, nënkryetari i parë, Lutfi Haziri.

Uji Dea

Ai para strukturave të degës që drejton për vite me radhë tha se 29 dhe 30 prilli do jenë ditë kur LDK e Gjilanit do mblidhet për të punuar dhe hartuar politika sektoriale të domosdoshme për kohën.

“Arsimi, shëndetësia, ekonomia por mbi të gjitha familja, do duhej të kenë fokus e vëmendje të veçantë nga partia jonë” , tha Haziri.

Sa i përket strukturës, Haziri tha se po punojnë që t’i eliminojnë edhe ato dobësitë e vogla të mbetura për t’u përgatitur për proceset tjera zgjedhore dhe rikthimin e madh të LDK-së.

“Në Gjilan jemi parti e parë dhe si e tillë e kemi për detyrë të shtyjmë përpara politika që janë në interes të qytetarëve tanë” tha kryetari Haziri në përmbyllje të këtij takimi.

Si Haziri ashtu edhe Abdixhiku, ftuan sot të rinjtë e të rejat që të bëhen pjesë e familjes sonë të madhe politike dhe të punojmë bashkërisht për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë./rajonipress/