FITORJA

Abdixhiku çon mesazh: Rezultati i LDK’së do të vërtetohet si arritje e jashtëzakonshme, marrja e pushtetit me çdo kusht s’është qëllimi

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar në Facebook për rezultatin që ky subjekt politik mori në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Abdixhiku ka thënë se në fund të procesit të numërimit, LDK-ja do të arrijë rreth 20% të votave.

Ndonëse Abdixhiku këtë rezultat nuk e cilëson si fitore, ai thotë se ky është rezultati më i mirë pas rënies historike, ku LDK-ja në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit mori pak më shumë se 12% të votave.

GRANDEMALL

AI thotë se do të vërtetohet se kjo rritje e LDK-së është arritje e jashtëzakonshme, por shton se qëllimi nuk është marrja e pushtetit me çdo kusht.

“Do t’i respektoj këto preferenca sepse nuk di ndryshe! Qëndrimet e mia e të LDK-së paraelektorale mbeten edhe zotime të sotme. Le të mësohemi me një politikë ku mbajtja e fjalëve është standard bazik e ku marrja e pushtetit me çdo kusht nuk është qëllim”, ka thënë Abdixhiku ndër tjerash. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.