UBT

Abdixhiku-BE’së: Aplikoni standarde të njëjta për Kosovën, liberalizoni vizat

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të aplikojë standarde të njëjta për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave.

Këtë kërkesë, ai ia ka parashtruar BE-së në Samitin e Partive Popullore Evropiane për Ballkanin Perëndimor, në të cilën mori pjesë përmes një videokonference nga pamundësia për të qenë atje fizikisht.

“Sot, në pamundësi për të qenë në Ljubljanë fizikisht, përmes një videokonference kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku mori pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane (PPE) për Ballkanin Perëndimor përkrah Presidentit të PPE, Donald Tusk, Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, Kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenković dhe një sërë presidentësh, kryeministrash e liderëve opozitarë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

Uji Dea

Në vigjilje të Samitit të BE-së që do të mbahet nesër, përfaqësuesit më të lartë të BE-së ritheksuan të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Kryetari Abdixhiku kërkoi që BE-ja të aplikojë standarde të njëjta për këtë pjesë të rajonit duke liberalizuar vizat për Kosovën dhe që pesë vendet tjera të BE-së të njohin Republikën e Kosovës si dhe të hapin rrugën e shtetit tonë drejt Bashkimit Evropian”, bën të ditur LDK në këtë komunikatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.