Uji Dea

Abazi: Kurti po e përdor Urën e Ibrit për fushatë paraelektorale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për përdorimin e Urës së Ibrit si mjet për fushatë paraelektorale.

Abazi deklaroi se Kurti ka pësuar një humbje të trefishtë përballë bashkësisë ndërkombëtare dhe se me fokusimin te çështja e Urës së Ibrit po përpiqet të largojë vëmendjen nga çështjet më të rëndësishme.

“Deklarata e presidentes sot është pjesë e përplasjes së vazhdueshme me Kurtin, një konflikt që ka kohë që po vazhdon mes dy krerëve të shtetit. Toni i presidentes sot ishte i fortë, në përpjekje për të mos u identifikuar si mbështetëse e Bashkësisë Ndërkombëtare në dëm të interesit publik, pasi në fund të fundit, ura ndodhet në Kosovë,” u shpreh Abazi për Klan Kosovën.

Fundamenti

Ai shtoi se është fatkeqësi që Kurti po e përdor këtë çështje për të krijuar material paraelektoral, duke tensionuar marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo tregon një përpjekje për të larguar vëmendjen nga çështjet kryesore, përfshirë dhe raportet e tensionuara me presidenten Vjosa Osmani.

Abazi theksoi se Kurti ka tentuar ta eliminojë politikisht Osmanin dhe se tani po përdor Urën e Ibrit për të ndërtuar fushatën e tij elektorale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.